Nxehtësia është armiku kryesor i kompjuterit. Kompjuterat janë dizenjuar me shpërndarje dhe ventilim të nxehtësisë kundër mbinxehjes. Nqs do krijohej shume nxehtësi, kompjuteri juaj do jetë i paqëndrueshëm dhe të ju fiket papritur.

CPU dhe karta grafike mund të prodhojnë shumë nxehtësi kur vihen në punë nga aplikacione të caktuara. Nqs keni ndonjë problem me sistemin e ftohjes në kompjuter, një tejkalim i nxehtësisë mund edhe të dëmtojë komponentët fizike të tij.

A është i mbinxehur kompjuteri juaj?

Kur përdor një kompjuter të thjeshtë në një menyrë të thjeshtë nuk duhet të shqetësoheni rreth mbinxehjes aspak. Sidoqoftë, nqs vini re paqëndrueshmëri në sistem, si psh fikje e papritur e kompjuterit, blue screen, dhe ngecje, veçanërisht kur po luani ndonje lojë apo kur jeni duke i bërë render ndonje video, kompjuteri juaj mund të jetë mbinxehur.

Kjo mund të ndodh për disa arsye. Kulla e kompjuterit mund të jetë mbushur me pluhur, fan-i mund të ketë dalë jashtë funksioni, diçka mund të ketë bllokuar ventilatorin ose në rastin tjetër mund të keni një laptop kompakt i cili nuk është dizenjuar për të performuar në maksimum me orë të gjata.

- Monitorimi i temperaturës së kompjuterit

Së pari, nguliteni në mendje se CPU dhe GPU të ndryshme kanë vlera temperature të ndryshme nga njeri-tjetri. Para se të shqetësoheni me shumë rreth temperaturës, sigurohuni që keni kontrolluar dokumentacionin e kompjuterit apo specifikimet e CPU ose GPU-së dhe sigurohuni që dini vlerat e temperaturës që kompjuteri juaj mund të përballoj.

Mund të monitoroni temperaturën e kompjuterit në mënyra te ndryshme. Se pari, mund të monitoroni temperaturën me anë të mënyrës që është ndërtuar në sistem. Mund të shihni shpesh vlerat e temperaturës në BIOS ose në UEFI. Kjo lejon që shpejt të shihni temperaturën e kompjuterit nqs Windows ngrin apo ju nxjerr Blue screen. Pra bëni Boot kompjuterit, hyni në BIOS ose UEFI dhe kontrolloni temperaturën që ju paraqitet aty. Mbani shënim se jo të gjithë kompjuterat paraqesin një informacion të tillë.

Por ka edhe programe që paraqesin temperaturën e kompjuterit tuaj. Programe të tilla thjeshtë lexojnë sensorët brenda kompjuterit tuaj dhe shfaqin vlerat e temperaturës që raportojnë, pra ka shumëllojshmëri aplikacionesh që bëjnë një gjë të tillë, nga më i thjeshti si Speccy tek më i avancuari sic është Speedfan.

Sigurohuni të shihni temperaturën e CPU-së dhe të kartës grafike. Gjithashtu mund të shihni dhe temperatura të tjera, si atë të hard drive-rit, por këto komponente do mbinxehen nqs bëhet shumë nxehtë brenda në kullë (njësi).

- Ndaloni mbinxehjen e kompjuterit

Nqs kompjuteri juaj mbinxehet ja disa gjëra që mund të bëni për të. Pastroni pluhurat brenda njësisë. Pluhuri që mblidhet brenda në njësnë e PC-së gjithashtu dhe në laptop me kalimin e kohës, pengojnë fan-ët dhe bllokojnë qarkullimin e ajrit. Ky pluhur mund të shfaqë probleme me ventilimin, bllokimin e të nxehtit dhe ndalimin e PC-së nga vetëftohja e nevojshme. Sigurohuni të pastroni PC-në tuaj herë pas here për të evidentuar pluhurin. Sigurisht dhe fatkeqsisht është më e vështirë që këtë veprim ta bëjmë herë pas here dhe me laptopët.

Siguroni një ventilim të duhur. Vendosni kompjuterin në një vend ku të mund të ventiloj vetveten në mënyrën e duhur. Nqs është desktop mos e mbështesni njësinë pranë murit, ku në këtë rast mund të bllokoni ventilimin. Nqs është laptop sigurohuni të mos bllokoni daljet e ajrit, sidomos kur punoni me aplikacione të "rënda". P.sh. kur vendosni laptopin në dyshek dhe e lini aty, mund të shkaktojë mbinxehje, sidomos kur është duke performuar proçese të rënda.

Kontrolloni fan-ët nëse janë duke punuar. Nëse nuk jeni të sigurtë se pse kompjuteri juaj fillon të nxehet, hapni njësinë dhe sigurohuni që fan-ët janë në rregull. Ka shumë mundësi që fan-i i CPU-së , kartës grafike, apo ai i njësisë mund të ketë dështuar apo të ketë pësuar shkëputje.

Kontrolloni cool-erin nëse është i vendosur siç duhet. Nëse CPU është tejnxehur, ndoshta cool-eri nuk është vendosur në rregull ose pasta e tij termale është vjetëruar. Do ju duhet të lëvizni cool-erin dhe të rivendosni një paste termale të re para se të vendosni cool-erin në vendin e tij. Këtë proçedurë më shumë e vënë në përdorim, overclocker-ët, dhe personat që ndërtojnë vetë kompjutera.

Edhe kjo është një proçedurë e vështirë kur bëhet fjalë për laptopë të cilët në përgjithësi nuk janë dizenjjuar të hapen dhe të bëhen ndryshime si në rastin e njësive desktop.

Mbinxehja është shumë e rrezikshme kur i bën overclock CPU-së apo kartës grafike. Overclocking do dërgojë në mbinxehje të komponentëve të kompjuterit dhe do ju shkaktojë probleme kështu që para se të ndërmerrni një hap të tillë sigurohu që keni siguruar një ftohje të duhur kundrejt komponentëve në fjalë.


1 comments:

 
Blogger TemplateIT Help Shqip © 2013. All Rights Reserved. Powered by Blogger
Top